I dehur ua drejton thikën klientëve në një lokal të Prizrenit, arrestohet

08:51 | 23 Korrik 2023
i-dehur-ua-drejton-thiken-klienteve-ne-nje-lokal-te-prizrenit,-arrestohet

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në gjendje të dehur me një thikë në dorë ka hyrë në një lokal dhe ka drejtuar thikën në drejtim të klientëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thika, 0.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: