
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë ka arrestuar një person që ishte në kërkim për tentim vrasje.
I arrestuari, A.SH 20 vjeç, është i dënuar me 1 vit burgim për ‘’vrasje në tentativë’’.
Njoftimi:
Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë
Prishtinë, 30 Qershor 2026– Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:
– A.Sh. mashkull, 20 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.