
I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës të premten pasdite – Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për drogë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arianit Jahirin, 30-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, i njëjti është kapur në rrugën “Mbreti Bardhyl” në kryeqytet, ku u ndalua nga njësitë policore.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i dënuari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.