I dënuar për drogë – Arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

14:55 | 26 Mars 2026
i-denuar-per-droge-–-arrestohet-34-vjecari-ne-fushe-kosove,-dergohet-ne-vuajtje-te-denimit

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjykate.

I arrestuari ishte i kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge.

‘’ -A.G, mashkull, 34 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1vit e 150 ditë burg)’’, thuhet në njoftim.

Komunikata:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate

Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge.

Personi i arrestuar :

-A.G, mashkull, 34 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1vit e 150 ditë burg).

Komento: