Në vendimin e lëshuar nga OAK-u, thuhet se avokati Hasani u dënua me 2 mijë euro gjobë për shkeljen e rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë. Sipas vendimit, në një mbledhje që po mbahej dhe po transmetohej drejtpërdrejt në ‘Facebook’ në faqe zyrtare të OAK-ut, iu drejtua kryetarit të këtij institucioni, Behar Ejupit, duke i thënë se “ke rrejt, edhe fort bile”.
“Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës ( më tutje: OAK) me vendimin V.KD.r.18-9/2022 i dates 12.04.2023, ka shpallur përgiegjës te paraqiturin avokatin Nasuf Hasani me seli të zyrës në Prishtine, për shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 119 te Statutit te OAK-së, lidhur me nenet 6,8,32 dhe 36 pika c te Kodit te Etikes Profesionale te Avokatisë( me tutje:KEPA) , sepse me daten 16.11.2022 ne mbledhjen e Keshillit Drejtues te OAK-se , e cila po transmetohej drejtëperdrejtë në rrejetin social Facebook, ne profilin zyrtar te OAK-se, i dreitohet Kryetarit të OAK-së me fjalët: ” ke rrejt, ke rrejtën, o ke rrejt, ke rrejt edhe fort bile””, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, me këto veprime Hasani ka dëmtuar autoritetin, imazhin e prestigjin e avokatisë.
Hasani gjatë ditës ka njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratës së tij se ministrja Haxhiu e ka urdhëruar Prokurorin Maloku që ta arrestojë avokatin.
“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen. Nga sa u njoftuam përmes mediave, z. Berisha paska thirrur nesër një Konferencë, ku e shfrytëzoj rastin ta ftoj të njëjtin që t’i prezantojë provat që dëshmojnë deklaratën e tij të mbrëmshme se Ministrja Haxhiu e paska urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin”, deklaron avokati i ministres Haxhiu.
Në fillim të korrikut, ministrja Haxhiu pati takuar avokatin Hasani me disa kolegë të tjerë. Hasanin e kishte ulur në kolltukun më të afërt. Një ditë pas këtij takimi, i njëjti u deklarua se Oda e Avokatëve të Kosovës është “organizatë kriminale”.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, për momentin, nuk dallon asgjë prej një organizate kriminale, prandaj ekzistojnë këto dukuri!”, shkroi ai në një koment në ‘Facebook’.
Komenti i tij ishte si përgjigje për një komentues po ashtu ne një shkrim të tij të publikuar në profilin e tij e ku merrej me kolegun e tij, Besnik Berisha, avokat.
Kryetari i avokatëve të Prishtinës e quan Oden e tyre ‘organizatë krimin*le’ një ditë pasi takoi Ministren Haxhiu