“I dërgojmë lutjet nga Kosova”, Osmani i uron shërim princeshës së Uellsit

11:33 | 23 Mars 2024
“i-dergojme-lutjet-nga-kosova”,-osmani-i-uron-sherim-princeshes-se-uellsit

Presidentja, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine së Uellsit, pasi ajo njoftoi se po përballet me kancer.

“I uroj Princeshës së Uellsit një shërim të shpejtë dhe të plotë. I dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova”, ka shkruar Osmani në X.

Catherine, njoftimin se po përballet me kancerin e dha përmes një video.

“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm”, u shpreh princesha.

Komento: