I Dërguari i ShBA-së: Ka indikatorë që Vuçiq do ta pranojë planin trepikësh, Kurti duhet të bindet edhe pak

10:37 | 08 Korrik 2023

Escobar: Ka indikatorë që Vuçiq do ta pranojë planin trepikësh, Kurti duhet të bindet edhe pak.

I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nga Dubrovniku ka folur për situatën e fundit në Kosovë dhe raportet me Serbinë.

Ai ka thënë se beson që zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza është pranimi i planit trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian, raporton Jutarnjilist.

“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuciq është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet”, është shprehur Escobar.

Ai më tej ka thënë se të dyja vendet do të humbasin mundësi nëse nuk i pranojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por ka mundësi të humbura nga të dyja palët, nëse refuzojnë propozimet për krizën e tanishme”.

“Partneriteti ynë me Kosovën është me qytetarët e saj, jo me parti ose figura politike. Angazhimi ynë në KFOR dhe investimi për të ardhmen e Kosovës mbetet i fuqishëm”.

Komento: