I dha fund jetës së tij, dalin detaje të reja për 13 vjeçarin nga Ferizaj

15:35 | 27 March 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në komunën e Ferizajt.

Një 13 vjeçar u gjet i varur dje në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Këtë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, mirëpo pa dhënë shumë detaje.

E gjatë ditës së sotme, lajmi. net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se sipas familjarëve të të ndjerit, i njëjti nuk ka pasur asnjë problem.

Madje ata kanë thënë se para se të ndodhte rasti, i ndjeri kishte qenë duke luajtur me shokët e tij.

“Nuk ka diçka të re në këtë drejtim. Sipas familjarëve, viktima nuk kishte ndonjë problem. Para se të ndodhte rasti ata kanë thënë se ka qenë duke lozur me shokët e tij”, ka thënë Gashi.

Trupi i pajetë i 13 vjeçarit i është dërguar familjes për ceremoni mortore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30.

Komento: