“I dua vajzat shqiptare”, Bebe Rexha shfaqet krenare me bluzën e veshur

18:19 | 02 Maj 2026

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një paraqitje të fundit në Instagram.

Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ku shkruhej “I dua vajzat shqiptare”, duke shprehur edhe një herë krenarinë për origjinën e saj shqiptare.

Bebe Rexha shpesh ka theksuar lidhjen me rrënjët e saj, duke i promovuar ato përmes postimeve dhe projekteve muzikore, ku nuk mungojnë edhe elemente në gjuhën shqipe.

Në disa nga fotografitë e fundit, ajo është parë së bashku me shoqet e saj, të cilat mbanin gjithashtu të njëjtën bluzë, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe me mesazh pozitiv.

Ky gjest është vlerësuar nga fansat si një tjetër mënyrë e artistes për të promovuar identitetin shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Komento: