Njësia Speciale e Kosovës ka kryer një aksion të gjatë bastisjesh në rajonin e Prishtinës.
Djali i Sabit Gecit, Albani, ka arritur të arratiset pas dyshimeve për krim të organizuar dhe fajde.
Sot policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Gecit dhe disa lokacione të tjera nën dyshimin për krim të organizuar dhe ka prangosur pesë persona, por nuk ka arritur ta kapë të dyshuarin e gjashtë, Alban Gecin.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha Ditore, Sylë Hoxha, koordinator për media në Prokurorinë Speciale.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, pesë të prangosurit janë:
D. B. lindur me 1968 m/sh/k
Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k
I. S. lindur me 1988 m/sh/k
L. B. lindur me 1978 m/sh/k
B. G. lindur me 1981 m/sh/k
FOTO: Gjerat e kapuar gjatë basitisjes