I dyshuari ende në arrati për vrasjen makabre të gruas shtatzënë në QKUK

10:57 | 01 December 2022

Vrasja makabre e gruas shtatzënë në QKUK, i dyshuari ende në arrati.

Një vrasje ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja shtatzënë e moshës 35-vjeçare, Hamide Magashi, u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët dhe me të njëjtin ishte në proces divorci.

Halili dyshohet se ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas iku me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: