I dyshuari për fajde dhe krim të organizuar është kryetari i Degës së AAK-së për “Kodrën e Trimave”

17:21 | 21 Dhjetor 2018

Kryetu i Degës së AAK-së për “Kodrën e Trimave” në Prishtinë dyshohet për fajde dhe krim të organizuar.

Kryetari i degës së AAK-së në “Kodrën e Timave” në Prishtinë, Dalip Brahimi, u arrestua dje nga policia për shkak të dyshimeve për “fajde”, “detyrim”, “kanosje” dhe “krim të organizuar”. Dalip Brahimi njihet në “Kodrën e Trimave” si njeri shumë i afërt me Enver Sekiraqen.

Mëngjesin e ditës së djeshme policia nisi një aksion ku u bastisën mbi dhjetë lokacione dhe u arrestuan pesë persona të dyshuar. Ndër ta edhe Dalip Brahimi, kryetar i degës së AAK-së në “Kodrën e Trimave”. Për këto vepra penale në kërkim të policisë është edhe Alban Geci, djali ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit. Alban Geci vazhdon të ndodhet në arrati.

Përmes fotografive që ka siguruar Gazeta Express, Dalip Brahimi, shihet se është mik i mirë me figura të larta të AAK-së. Fotografi ka edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Përveç Dalip Brahimit policia ka arrestuar edhe katër persona të tjerë bëhet fjalë për:

Rr. B.- lindur me 1995 m/sh/k

I. S.- lindur me 1988 m/sh/k

L. B.- lindur me 1978 m/sh/k

B. G.- lindur me 1981 m/sh/k

Ndaj këtyre personave është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Gjatë bastisjes së djeshme policia gjeti: para të gatshme 16.000,00 (gjashtëmbëdhjetë mijë euro);

5 (pesë) vetura, 1 (një) motor udhëtarësh, 10 (dhjetë) telefona celularë, 1 (një) laptop, 2 (dy) DVR, 12 (dymbëdhjetë) fishekë kal. të ndryshëm, 4 (katër) shtëpiza kompjuteri, 4 (aparate) lojëra të fatit.

Ndryshe, Brahimi njihet si njeri me pasuri të madhe në Prishtinë.

Komento: