I dyshuari për spiunazh Fatmir Sheholli, shtrihet në spital

15:26 | 12 Tetor 2025
I dyshuari për spiunazh Fatmir Sheholli, shtrihet në spital

I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli i cili u arrestua ditë më parë dhe iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, aktualisht është shtrirë në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana ka thënë  se, Sheholli aktualisht po trajtohet në Repartin e Internës në këtë spital.

“Pacienti është pranu dje (11.10.2025), ka ardhë me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar. Aktualisht është i shtrirë dhe po trajtohet në Repartin e Internës”, ka thënë Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana./Reporteri.net

Komento: