I dyshuari për të shtënat ishte mësues privat dhe kishte diplomuar në universitet prestigjioz

14:45 | 26 Prill 2026
i-dyshuari-per-te-shtenat-ishte-mesues-privat-dhe-kishte-diplomuar-ne-universitet-prestigjioz

I dyshuari që hapi zjarr mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ishte një mësues privat me bazë në Kaliforni, i cili kishte studiuar në një universitet të rangut të lartë.

I dyshuari — i identifikuar nga mediat amerikane si Cole Tomas Allen — kishte punuar si mësues për një shërbim tutorimi në Torrance, thanë për CBS dy zyrtarë të forcave të rendit. Nuk është e qartë nëse ai ishte ende i punësuar nga kompania.

Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë konfirmoi për CBS, nëpërmjet një emaili, se Allen ishte diplomuar në Caltech në vitin 2017, por nuk dha hollësi të tjera.

Komento: