I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë

11:56 | 07 Nëntor 2025
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:30, policia ka arritur ta kapë Astrit Isufin, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur të enjten në Gollubovc të Malishevës.

Isufi është gjetur nga zyrtarët policorë teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë, jo larg vendit të ngjarjes.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

CF2CF0B2-6916-49B1-A408-A9FEA43FA82D

Komento: