Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.
Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, nuk do ta luajë asnjë ndeshje futbolli, edhe nëse sezoni në Premierligë rifillim në fillim të qershorit ashtu siç është planifikuar, për shkak se frikës për të stërvitur me shokët e skuadrës në kohën e pandemisë koronavirus.
Përfaqësuesit të Francës i ka dhënë leje trajneri i Chelseat, Frank Lampard, të stërvit i vetëm në shtëpi, pasi kishte shprehur shqetësimin e tij shkaku i Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Kante ishte në qendrën stërvitore të Chelsea, Cobham, të martën, por nuk ka stërvitur më atje për shkak të frikës së mund të infektohet me koronavirus.
29-vjeçari, megjithatë, u kthye të enjten për ta kryer testin e dytë për koronavirus.
Kantes i vdiq vëllai nga sulmi në zemër disa javë para Kupës së Botës më 2018. Para pak muajve, vetë mesfushorit i ra të fikët në stërvitje. Më vonë testet mjekësore treguan se Kante ishte mirë me shëndet.
Përvec Kantes, edhe Troy Deeney i Ëatford dhe Danny Rose i Tottenham kanë shprehur shqetësimin rreth kthimit në stërvitje, për shkak se të dhënat e Zyrës Kombëtare për Statistika treguan se burrat dhe gratë me ngjyrë kanë dy herë më shumë mundësi të vdesin nga koronavirusi krahasuar me burrat dhe gratë e bardha.