Një person është ndaluar sot në pikën kufitare në Merdare.
Ai u ndal nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Merdare meqë në bagazhin e veturës me të cilën po udhëtonte iu gjet një fëmijë, që ishte mbesa e ngasësit.
Klan Kosova ka mësuar se xhaxhai kishte dëshiruar që mbesën e tij përmes rrugëve ilegale ta dërgonte te nëna e saj në Gjermani, pasi që prindërit ka vite që janë ndarë.
Sipas familjarëve, ka katër vite që kanë bërë përpjekje për të rregulluar dokumentacionet e vajzës, por nuk kanë arritur.