Djali ndihej i sëmurë dhe humbi vetëdijen.
Një dado që privoi nga jeta një djalë dyvjeçar duke vënë 50 gramë krip në ushqimin e tij dhe duke e detyruar atë të hante atë, është dënuar me 14 vjet heqje lirie.
Yana Deinesh, 25 vjeçare, ishte përgjegjëse për kujdesin e fëmijës, pasi nëna e tij nuk kishte mundësi për t’u kujdesur për të për shkak të punës.
Dado dhe familja e saj thuhet se e kanë rrahur fëmijën me rrip, për një muaj rresht.
Incidenti është thënë të ketë ndodhur në Kholmogory në rajonin e Arhangelskit të Rusisë, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportimeve, Deinesh, helmoi ushqimin e djalit me krip, në qershor të vitit 2018 sepse ai po qante dhe duhej të dënohej.
Thuhet se dadoja ka derdhur dhe përzier pothuajse gjysmën e një pakoje kripe në qullin e fëmijës, përpara se ta ushqente atë me forcë.
Menjëherë më pas, djali ndihej i sëmurë dhe humbi vetëdijen.
Ai u dërgua në kujdes intensiv në gjendje kritike, ku mjekët provuan për ta shpëtuar por përkundër përpjekjeve, ai ndërroi jetë nga helmimi me krip.
Deinesh u prangos dhe më vonë bëri një rrëfim të plotë për atë që kishte bërë.
Ajo u tha hetuesve se ajo ‘nuk kishte menduar për pasojat e veprimeve të saj’ dhe ‘nuk donte që djali të ndahej nga jeta’.