
Skenderaj, i infektuari me Covid-19 punon në KEK.
Komuna e Skenderajt, përkatësisht fshati Likoc, ka shënuar një rast me Covid-19.
Kryetari i kësaj Komune, Bekim Jashari ka njoftuar se i infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të infektuarve që punojnë në këtë kompani.
“Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Sot në gjithë vendin janë regjistruar 40 raste të reja, duke e dërguar numrin në 1,234 të të infektuarve me COVID-19.
Shkrimi i plotë i Jasharit në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi një rast pozitiv me COVID-19 nga komuna jonë, gjegjësisht nga fshati Likoc.
I infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të infektuarëve që punojnë në këtë koorporatë.
Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak.
Të dashur qytetarë,
Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!