I infektuari me Covid-19 shëtitë nëpër Veternik

09:16 | 12 Nëntor 2020
Ilustrim

Policia ka ndaluar dje një person në Veternik, ai ishte i infektuar me Covid-19.

I infektuari kishte dalur jashtë edhe pse duhej të vetizolohej.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin covid 19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Komento: