I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit qe vdiq një aksidenti në vendin e punës në Zvicër

09:36 | 04 Qershor 2020

Sot varroset 18-vjeçari nga Vitia që vdiq pas një aksidenti në vendin e punës në Zvicër.

Albin Demelezi nga Vitia ka vdekur në moshën 18-vjeçare në një aksident gjatë punës së tij në Zvicër.

I riu ka vdekur 11 ditë pas aksidentit dhe do të varroset sot në ora 13:00 në Sllatinë të Poshtme të Vitisë.

Mediat zvicrane shkruajnë se i riu ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee.

Aksidenti ka ndodhur më 20 maj, ndërsa natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka vdekur në spital.
Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.

Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.

Komento: