I jepet lamtumira e fundit familjes pesë anëtarshe Bllaca nga Gjilani

10:22 | 20 Shkurt 2020

Gjilani dhe Kosova është tronditur nga vrasja e pesëfishtë në familjen Bllaca.

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca me armë zyrtare të martën ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e pastaj edhe vetën.

E sot pritet të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Bllaca, përcjell ORAinfo.

Me anë të një njoftimi për media, është bërë e ditur se 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen sot.

Varrimi i tyre do të bëhet (sot, e enjte) me namazin e Ikindisë në orën 14:52, në varrezat e fshatit Cernicë. /ORAinfo/

Komento: