I jepet lamtumira e fundit familjeve Cara, Greku e Vata në Thumanë

14:37 | 29 Nëntor 2019

Në Thumanë sot po bëhen nderimet e fundit për familjet Cara, Vata dhe Greku, të cilat humbën jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë të martën më 26 nëntor, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni mortore janë familjarë dhe qytetarë të shumtë duke përfshirë edhe krerë shtetëror, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri Erion Braçe, ministri i brendshëm Sander Lleshaj dhe ish-ministrja e arsimit, Lindita Nikolla.

Kujtojmë se Shqipëria të martën është goditur nga një tërmet i fuqishëm duke lënë të vdekur mbi 50 persona e 700 të plagosur.

Kërkimet për persona nën rrenoja po vazhdon ende.

Komento: