I jepet lamtumira e fundit mësueses 24 vjeçare nga Mitrovica

17:34 | 13 May 2019

I është dhënë lamtumira e fundit mësueses 24 vjeçare nga Mitrovica që humbi jetën në gjumë.

Para pak minutash i është dhënë lamtumira e fundit mësueses 24 vjeçare nga Mitrovica, Lindita Preteni.
Varrimi i saj u bë para pak minutash në varrezat e qytetit në Shipol, shkruan Reporteri.

Reporteri kishte mësuar gjatë ditës se e ndjera pasi kishte ngrënë syfyr kishte fjetur dhe pastaj ishte gjetur pa shenja jete në shtrat.

Sidoqoftë, lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja e shkollës ku punonte, ku në njoftim thuhet që sot ka ndërruar jetë mësuesja Lindita Preteni.

Ndryshe, qyteti i Mitrovicës është tronditur nga kjo vdekje e befasishme, për çka edhe në varrim kanë marrë pjesë një numër i madh mitrovicasish.

Komento: