I jepet lamtumira veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqit

08:23 | 17 Gusht 2020

Pas një sëmundje të shkurtër, vdiq në moshën 66-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi.

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i viteve ‘90-ta i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Varrimi do të bëhet sot në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës në ora 16:00.

Komento: