I kërkoi para me zor dhe tentoi ta sulmojë nënën, arrestohet djali në Prishtinë

10:26 | 27 Nëntor 2025
I kërkoi para me zor dhe tentoi ta sulmojë nënën, arrestohet djali në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Prishtinë.

Me këtë rast, policia e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij duke i kërkuar para, si dhe kishte tentuar ta sulmojë.

Është njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Komento: