I kërkuari nga të gjithë, po shkon tek Chelsea

23:59 | 23 Dhjetor 2018

Yllin e kërkuar nga e gjithë Europa, duket se po e transferon Chelsea.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea transferimin e Nabil Fekir nga Lyoni.

Mesfushori francez ishte shumë afër të transferohej në verë te skuadra londineze, por në fund dështoi marrëveshja, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea është e gatshëm që të paguaj 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Nabil Fekir në afatin që po vjen.

Lyon kërkon 80 milionë euro, andaj skuadra londineze mund ta ofroj Victor Mosesin ose Dany Drinkëater dhe një shumë të parave si pjesë të marrëveshjes.

Komento: