I kishte marrë para për t’i kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës, arrestohet i dyshuari

10:16 | 16 Shtator 2023
i-kishte-marre-para-per-t’i-kryer-disa-sherbime-ne-komunen-e-prishtines,-arrestohet-i-dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti para disa vitesh kishte marrë para nga një person për t’i kryer disa shërbime në komunë.

Arrestimi i personit të dyshuar është bërë ditën e premte.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që para dy viteve e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar ku i kishte marr një shumë parash për t’ia kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: