
Është konfirskuar një pistoletë me 10 copë fishekë me të cilën dyshohet se një person kishte shtënë në një aheng familjar. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të fishekëve.
“Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar”.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të fishekëve, po ashtu është informuar prokurori me urdhërin e të cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti për dy vepra penale Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv