I konfiskohet leja e vozitjes shoferit në Prizren me 9 pikë negative
20:33 | 24 Maj 2024
Policia në Prizren sot i konfiskoi lejen e vozitjes një shoferi, meqë i njëjti kishte grumbulluar 9 pikë negative.
Ndaj kundërvajtësit 27-vjeçar me inicialet F.A. është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej 12 muaj.