I konfiskohet makina luksoze dy personazheve të famshme të TikTok’ut, Hatit dhe Jasharit

19:46 | 12 Shtator 2024

Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e saj Porsche duke treguar se po ecën me shpejtësi, siç raporton A2.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale, ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S., si dhe shtetasen H.B., e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112″, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=4kCDMq8gqAE

Komento: