
Nicolas Pepe nuk e ka nisur mirë me Arsenalin.
Sulmuesi nga Bregu i Fildisht ende nuk e ka justifikuar çmimin 76 milionësh për të cilin u transferua në “Emirates” nga Lille.
Është ende shumë herët për ta konsideruar si dështim ardhjen e tij, por sigurisht se ka pritshmëri nga një lojtar që ka kushtuar aq shumë.
Dhe deri tani 24-vjeçari, i cili ka shënuar vetëm një gol për klubin, ende nuk i ka përmbushur ato pritshmëri.
Ai pati një tjetër moment për ta harruar në ndeshjen që Arsenali është duke e zhvilluar kundër Sheffield Unitedit në “Bramall Lane”.
Sead Kolasinac lansoi një krosim fantastik nga krahu i majtë, por Pepe nuk arriti të shënojë nga më pak se pesë metra.