I kushtoi më shumë se 100 milionë, ja cilën fanellë do ta bartë Hazard te Reali

22:26 | 07 Qershor 2019

Disa minuta më parë, Real Madrid konfirmoi se ka nënshkruar me yllin e Chelseas, Eden Hazard.

Real Madrid i ka dhënë fund spekulimeve lidhur me transferimin e Eden Hazard. Madrilenët kanë arritur një marrëveshje që do ta mbajë atë për pesë vite në Santiago Bernabeu.

Kjo marrëveshje është e vlefshme për më shumë se 130 milionë eurosh.

Së fundmi “mbretërit”, kanë hedhur poashtu në treg fanellen me numrin shtatë të cilën do ta bartë belgu.

Komento: