Merr një shumë të majme të pagës, por nuk ka arritur të lëjë gjurmë te United.
Sulmuesi Alexis Sanchez pritet të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Manchester Unitedit, njoftojnë mediumet angleze.
Sulmuesi kilian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili pritet së shpejti të firmosë kontratë afatgjatë me ekipin anglez.
Solskjaer nuk është i kënaqur aspak me Sanhezin, i cili këtë edicion është përballur me lëndime të shumta. Ai ka kërkuar shitjen apo huazimin e Sanchezit në një ekip tjetër.
Sanchezi 30-vjeçar, këtë edicion ka shënuar dy gola në 23 paraqitje në të gjitha garat. Sanchez te Manchesteri u transferua në janar të vitit të shkuar nga Arsenali dhe me “djajtë e kuq” ka kontratë deri në vitin 2022. Ai karrierë ne Evropë ka bërë edhe te Barcelona e Udinese.