I lanë zënkat pas, ndodh puthja e parë mes Andit dhe Gresës

11:37 | 08 Janar 2023

Ndodh puthja mes Gresës dhe Andit.

Krahas Getinjos dhe Vivien një tjetër çift që po krijohet brenda Big BRother VIP Kosova.

Andi dhe Gresa prej kohësh janë afruar me njëri-tjetrin megjithatë një puthje mes tyre nuk kishte ndodhur deri mbrëmë (e shtunë).

Është modelja ajo që në pamjet e para shihet të ketë bërë hapin e parë e cila i ka dhuruar një puthje në buzë Andit.

Të dy shihen të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intim për herë të parë.

Kujtojmë që edhe në ‘Prime’ e fundit dyshja folën për raportin e tyre duke mos e mohuar se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin.

Mbetet të shihet se si do të rrjedh tani e tutje marrëdhënia e tyre dhe a do të ketë një çift të dytë brenda shtëpisë së famshëm.

Ndërkohë, kujtojmë që këtë javë i eliminuari i radhës ishte Edoni teksa edhe kishte edhe një hyrje të re.

Komento: