I madhi Messi, në minutat e fundit ia siguron fitorën Barcës

22:57 | 13 Dhjetor 2020

Barcelona fal Messit fiton kundër Levantes.

Barcelona me shumë vështirësi ka mposhtur Levanten në “Camp Nou”.

Katalunasit fituan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm e realizojë Lionel Messi pas asistimit të De Jong (76′).

Ky gol është tejet i rëndësishëm gjithashtu për argjentinasin sepse tani ka regjistruar 600 gola në karrierë për blaugranasit.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e tetë me 17 pikë, derisa Levante qëndron në vendin e 18-të me 11 sosh.

Komento: