I maskuar e me thikë, një person ua merr paratë dy punëtorëve në një pompë benzine në Gjilan

08:53 | 16 Shtator 2023
i-maskuar-e-me-thike,-nje-person-ua-merr-parate-dy-punetoreve-ne-nje-pompe-benzine-ne-gjilan

Një person i maskuar e me thikë në dorë ka vjedhur disa para nga dy punëtorë të një pike karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00.

Policinë e kanë njoftuar vetë punëtorët, të cilët raportuan si ndodhi ngjarja.

“Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar./Front Online

Komento: