I mbeti mishi në fyt, vdes fëmija 3-vjeçar në Shtime

15:00 | 24 Korrik 2026
i-mbeti-mishi-ne-fyt,-vdes-femija-3-vjecar-ne-shtime

Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma në Shtime, pasi dyshohet se është ngulfatur me një copë mishi.

Familjarët kanë tentuar menjëherë t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime. Por, atje fëmija kishte mbërritur pa puls dhe pa shenja jete, të cilat nuk iu kthyen ani se mjekët ia larguan shpejt copën e mishit nga rrugët e frymëmarrjes,

Më pas u dërgua në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj, ku ekipet mjekësore vazhduar përpjekjet pwr shpwtim, por ishin pa sukses.

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, dhe me procedurë të rregullt, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./KP

Komento: