Policia ka bërë të ditur se një i mitur në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut të enjten kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve).
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se kishin dalë që ta ndalojnë të dyshuarin dhe e dërguan për intervistim në stacion policor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt