I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë, kapet nga policia

09:56 | 31 Janar 2026
i-mituri-theri-me-thike-bashkemoshatarin-ne-prishtine,-kapet-nga-policia

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet se ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij në kryeqytet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 22 janarit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“Më 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur”, thonë nga policia.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: