I morën shirtin e kapitenit, vjen shpërthimi i Mauro Icardit

10:48 | 14 February 2019

Interi ka vendosur që t’ia merr shiritin e kapiteni, sulmuesit argjentinas, Mauro Icartit.

Ky veprim i drejtuesve ‘Zi Kaltër’ e ka zemëruar tejmase sulmuesin.

Në shenj pakënaqësie ai është larguar nga kampi i stërvitjeve pak para nisjes drejt Vjenës për ndeshjen e radhën kundër Rapid në kuadër të Ligës së Evropës.

Gazzetta dello Sport shkruan se Icardi ishte shumë i zemëruar dhe u largua nga pjesa tjetër e ekipit.

“Ikardi u largua vetëm nga Appiano me makinën e tij, shumë i zemëruar dhe i zhgënjyer”, shkruan gazeta, përcjell ORAinfo.

Ish kapiteni duhej të udhëtonte me ekipin në Vjenë për t’u përballur me Rapid në Ligën e Evropës, por vendosi ndryshe, pasi ai ishte ndjerë i tradhtuar dhe nuk mund të imagjinonte një skenar të tillë.

Icardi ndihej i turpëruar dhe preferonte të mos ndiqte ekipin që nuk ishte afër tij.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 15 gola në 28 paraqitje për Interin këtë sezon, por në shtatë ndeshjet e fundit ai nuk ka arritur të shënoj asnjë gol. /ORAinfo/

Komento: