I moshuari në gjendje të rëndë, mjekët nuk merren me të se janë në grevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

I moshuari në gjendje të rëndë, mjekët nuk merren me të se janë në grevë

21:29 | 17 Janar 2019

Është duke vazhduar greva nëpër institucionet shëndetësore në Kosovë.

Derisa mjekët kërkojnë rritje page, pacientët janë ata që vuajnë pasoja.

Një rast i tillë ka ndodhur në Emergjencë, teksa një qytetar ka xhiruar një të moshuar i cili rënkon nga dhimbjet, por që asnjë nga mjekët nuk i ofron tretman. Krejt kjo për shkak të grevës.

“Prej 10 është njeri, në Emergjencë, shikoni si si hjek prej 10 të natës, veç e kanë qit edhe e kanë lënë kështu. E lëkund kryet duke luftuar me shpirt”, thotë pos tjerash qytetari.

Komento: