I moshuari nga Shqipëria i vendos flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje

16:54 | 29 July 2021

72-vjeçari nga Shqipëria i vendos flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Policia njofton se 72-vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Komento: