I mungojnë 17 futbollistë, Koeman e nis sot epokën e re në Barcelonë

10:10 | 31 August 2020

Barcelona po e kalon një kirzë të madhe brenda klubit.

Ronald Koeman do ta nisë sot epokën e re në Barcelonë, duke e drejtuar stërvitjen e parë që prej se u emërua trajner i ekipit të parë, por pa praninë e 17 futbollistëve.

Kapiteni dhe futbollisti më i mirë në histori të klubit, Messi nuk u paraqit të dielën në testin e PCR-s për koronavirus dhe rrjedhimisht nuk do të marrë pjesë as në stërvitje, për shkak se tashmë e ka kërkuar largimin nga klubi, transmeton Express.

Por Messi nuk do të jetë mungesa e vetme në stërvitjen e së hënës pasdite.

17 lojtarë të ekipit të parë nuk kanë shkuar në qendrën stërvitore të klubit për shkak të lëndimeve, pushimeve dhe obligimeve me ekipet e tyre kombëtare.

Në mesin e tyre Marc-Andre ter Stegen që po riaftësohet nga operimi në gju, Miralem Pjanic që është vetizoluar në Itali sepse ka dalë pozitiv me koronavirus dhe Philippe Coutinho që është në pushim.

Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Francisco Trincao, Nelson Semedo, Martin Braithëaite, Ansu Fati, Inaki Pena, Riqui Puig, Juan Miranda, Carles Alena dhe Pedri u janë bashkuar Kombëtareve të veta përkatëse.

Koeman ua ka bërë me dije personalisht Samuel Umtiti , Ivan Rakitic , Arturo Vidal , Junior Firpo dhe Luis Suarez se nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Komento: