I ndalohet hyrja një serbi në Kosovë, i gjendet emblemë me mbishkrim rus

11:26 | 29 Qershor 2025
I ndalohet hyrja një serbi në Kosovë, i gjendet emblemë me mbishkrim rus

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja në Kosovë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja ne RKS dhe personi lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: