I nxehti afrikan, shikoni deri kur do të vazhdojnë këto temperatura

22:39 | 31 August 2019

Edhe në ditët në vazhdim pritet të kemi mot të nxehtë deri në fund të javës së ardhshme.

Javën e ardhshme rënie graduale e temperaturave, në pjesën e dytë mundësi për shi.

1.09 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell.

3.09-4.09 – Mbetet ngrohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, por gjatë javës në vijim pritet rënie e lehtë e tyre. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri në 32C, e gjatë javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 28C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

Komento: