I nxehti i madhe e gjen në orët e fundit të lindjes moderatoren, kjo është gjendja e saj

10:17 | 31 Korrik 2022

Vapa e madhe e gjen në orët e fundit të lindjes.

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo nga momenti në moment pret të bëhet nënë për herë të parë.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Vlashent Sata po zhvillon ZA Festival në Shkodër, Dojna ndodhet në këto ditë të nxehta duke u përkujdesur për veten e saj. Vetëm pak orë më parë, moderatorja ka ndarë në Instastory një foto nga Spitali Amerikan, ku shihet teksa bën kontrollin e radhës.

Ajo ka treguar se ndodhet në vendin ku duhet të jetë në këto temperatura të larta.

Më herët, Dojna ka ndarë edhe detaje rreth shtatzënisë. Përmes një “Ask me” në Instagram, ajo ka treguar se po ndiqet me mjekjen Ana Sula. Mema është shprehur shumë e kënaqur, pasi fillimisht Vlashenti donte të shkonte në Paris, por tani nuk janë penduar për Spitalin Amerikan.

Komento: