Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, të hënën rreth orës 22, pasi dyshohet se u mundua ta korruptonte policinë.
Sipas policisë, i dyshuari i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’ia mundësonte kalimin e kufirit.
” Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.