I pa fat, Ronaldo mungon në derbin kundër Man Cityt

15:14 | 06 Mars 2022

Ronaldo mungon në derbin ndaj Manchester Cityt
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në derbin e sotëm ndaj liderit të ligës, Manchester Cityt.

Mësohet gjithashtu se Edinson Cavani nuk është pjesë e skuadrës për këtë sfidë, duke e lënë skuadrën e Ralf Rangnick të mangët në opsionet sulmuese.

Marcus Rashford pritet të vendoset në mes për shkak të mungesës së opsioneve, ose do të shfrytëzohet Bruno Fernandes si nëntë i rremë.

37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i “Djajve të Kuq” këtë sezon me 15 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat, shkruan Express.

Megjithatë, vetëm një prej këtyre golave ka ardhur në vitin 2022. Në 10 ndeshjet e tij të fundit, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë.

Rashfordit do t’i jepet shansi të shkëlqejë në mes me Ronaldon dhe Cavanin që mungojnë, sipas The Athletic.

Komento: