I patë të gjitha por jo edhe gruan e ministrit Vladrin Lluka, një bjonde që ju ‘çmend’

19:19 | 17 March 2019

Ai është një ndër ministrat më aktiv të qeverisë së vendit, të cilin jeni mësuar ta shihni duke debatuar për tema të ndryshme, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit.

Është fjala për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën. Për ministrin dhe aktivitetet e tij ditore jeni mësuar të lexoni dhe dëgjoni në media thuajse çdo ditë, ndërkohë që për jetën e tij private publiku di pak.

Për dallim nga ministrat e tjerë, për jetën private të Valdrin Llukës nuk mund të gjenden shumë informacione në internet, përfshirë këtu vitin e lindjes dhe vendlindjen.

Përveç këtyre, ministri nga Gjakova është i rezervuar për publikun edhe sa i përket familjes së ngushtë.
Megjithatë, nga pak fotografi të ndara me publikun kuptohet se Valdrin Lluka është i martuar me Jehona Llukën.

Valdrini dhe Jehona nga dashuria e tyre kanë një djalë, të quajtur Eloi. Me tipare pak të babait, si dhe të së ëmës, Eloi duket mjaft i ëmbël dhe simpatik, shkruan rtv21.tv

Çifti Lluka aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë.

Valdrin Lluka është sipërmarrës me mbi 12 vite eksperiencë në zhvillimin e sektorit privat, lidership dhe konsulencë menaxheriale.

Më poshtë ju sjellim disa imazhe të familjes Lluka

Komento: